Skandal në Dhërmi: Ardit Bido në Fushatë me Dëshmitarin e Rremë të Procesit Beleri, PBDNJ Akuza të Forta për PS dhe Ramën

0
Ardit Bido dhe Avdul Rama (Dëshmitari në çështje kundër Fredi Belerit)

Ardit Bido, kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, është përfshirë në një skandal të rëndë politik në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Në një deklaratë të fortë publike, PBDNJ dega Himarë denoncoi se në një takim elektoral të zhvilluar në Dhërmi, Bido ishte i shoqëruar nga Avdul Ramaj, i njohur si dëshmitari i rremë që çoi në burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

PBDNJ thekson se Avdul Ramaj, për të cilin ka një urdhër kërkimi nga Gjykata e Posaçme, u përdor nga qeveria Rama për të inskenuar arrestimin e Belerit vetëm dy ditë para zgjedhjeve së 14 majit 2023.
Sipas deklaratës, Ardit Bido jo vetëm që shoqërohej nga një individ i shpallur në kërkim, por e promovonte hapur në fushatën e tij, duke vërtetuar, siç thuhet, se procesi Beleri ishte një sajesë politike me regjisor Edi Ramën dhe strukturat e pushtetit.

“Turp për ata që presin kriminelë ordinerë në lokalet e tyre! Felliqësira të pushtetit! Ardit Bido na provoi edhe njëherë se procesi Beleri është një sajesë për të vjedhur Himarën dhe Shqipërinë!”, thuhet në reagimin e ashpër të PBDNJ-së.

Sipas tyre, prania publike e dëshmitarit të rremë në krah të kandidatit socialist nuk është aspak rastësi, por një konfirmim brutal i bashkëpunimit të qeverisë me individë me rekorde të errëta për të manipuluar drejtësinë dhe vullnetin e qytetarëve.

PBDNJ paralajmëroi se më 11 maj qytetarët e Himarës dhe të gjithë Shqipërisë do t’i japin një përgjigje të fortë këtij abuzimi të turpshëm, duke votuar për ndryshimin dhe për dinjitetin e nëpërkëmbur.


Artikulli i mëparshëmBerisha Nga Kongresi i PPE-së Në Valencia: Europa Mbështet Rotacionin dhe Integrimin e Shqipërisë
Artikulli i radhësMeloni dhe Erdogan Firmosin Aleancën e Dronëve: 40 Miliardë USD për Armatim mes Italisë dhe Turqisë