Plagoset Me Thikë Një 15-Vjeçar Në Kukës, Autori Vetëdorëzohet

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e 1 majit në qytetin e Kukësit, ku një 15-vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 17:25, në qytet, i mituri është goditur me mjet prerës dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Prizrenit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri të ditur se autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Kukësit pas ndihmës që kanë dhënë qytetarët në identifikimin e tij. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, që ka tronditur opinionin publik.

Kjo plagosje shton shqetësimin për niveli në rritje të dhunës mes të rinjve, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë më tej motivin e konfliktit.

Artikulli i mëparshëmIndia Mbyll Hapësirën Ajrore për Pakistanin – Tensionet Ndërmjet Dy Fuqive Bërthamore Rriten Dramatikisht
Artikulli i radhësPamje TË TMERRSHME Brenda Fabrikës Sallamit Në Tiranë: Çfarë Mishi I Fusin Brenda