
Florenc Çapja, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, është ekstraduar nga Dubai në Aeroportin e Rinasit, nën masa të larta sigurie, ku i është dorëzuar autoriteteve shqiptare.
Policia e Shtetit publikoi pamjet ekskluzive të mbërritjes së tij, ku dallohet qartazi prania e forcave të shumta të armatosura dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në pistën e aeroportit.
44-vjeçari akuzohet për porositjen e të paktën tre vrasjeve dhe ka qenë subjekt i një masash të forta sigurie të GjKKO-së që prej vitit 2022, për akuzat:
- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
- “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim;
- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake”.
Pas mbërritjes në Shqipëri, Florenc Çapja është transferuar menjëherë në bllokun e sigurisë së lartë “Mine Peza”.