
Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një takimi në Dibër, duke e krahasuar këtë zonë me Zvicrën e Shqipërisë. Ai i bëri thirrje emigrantëve dhe banorëve vendas që të investojnë në pasuritë e tyre, duke parashikuar dyfishim të vlerave pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Kjo është hakmarrje personale. Më janë tallur kur thosha që Dibra do të bëhet horizont turistik. Sot e them qartë: kush jeton në këtë zonë ka 5 vite afat për t’u kujdesur për pronat. Kur të hyjmë në BE, çmimet do trefishohen”, deklaroi Rama.
Ai shtoi se gjeneratat e ardhshme do të jetojnë në një vend të barabartë me Zvicrën, duke e cilësuar këtë një kohë të artë për investime.
“Do shihni, kafja në Dibër do kushtojë sa në Zvicër,” ironizoi Rama mes entuziazmit të të pranishmëve.