Berisha Sulmon Ramën Nga Peqini: Tallet Me Shqiptarët Me Lamborghini-n E Noizyt

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj fushatës elektorale të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përçmim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe shfrytëzim të figurave të showbizz-it për të mbuluar dështimet qeveritare.

Duke komentuar mitingun e Partisë Socialiste në Dibër, ku reperi Noizy u shfaq me një automjet luksoz Lamborghini, Berisha ironizoi me ashpërsi mënyrën sesi Rama po kërkon të tërheqë vëmendjen:
“Tallet me ju, me shqiptarët. Merr daullen dhe i bie. Gjen dhe Noizy-n me Lamborghini. Po Lamborghini i Noizy nuk është pensione, nuk është rroga. Ai ta gëzojë, por ç’punë ka pensionisti me të? Apo si ta mashtrojë?”

Berisha vijoi me një krahasim ironik me fushatën e Kamala Harris në SHBA, duke theksuar se showbizz-i nuk mjafton për të fituar zemrat e qytetarëve:
“Edhe Kamala mori të gjithë Hollywood-in me vete, por përfundoi atje ku e meritonte.”

Ish-kryeministri e cilësoi sjelljen e Ramës si ofenduese ndaj inteligjencës së qytetarëve shqiptarë:
“Çfarë i mendon ky shqiptarët, qenie primitive? Njerëz që mund t’i mashtrojë? Kurrën e kurrës nuk janë të tillë.”

Në përmbyllje të fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për “dinjitetin dhe mençurinë e tyre”, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes masive në zgjedhje:
“11 Maj është dita e qytetarit. Është ora e vërtetë e tij.”

Ky reagim vjen në një moment kur fushata e PS-së po kritikohet gjerësisht për banalizimin e mesazheve politike dhe përqendrimin në figura të njohura të skenës muzikore dhe rrjeteve sociale, në vend të përmbajtjes programore.

Artikulli i mëparshëmMakina Bie Në Lumë Në Vlorë: Nëna Dhe Dy Fëmijë Në Gjendje Të Rëndë Pas Aksidentit Tragjik
Artikulli i radhësTragjedi Në Itali: 14-Vjeçarja Shqiptare Hidhet Nga Kati I Tretë, Nëna Dëshmitare E Momentit Tragjik