Skandal Në Shkodër: Benet Beci i Edi Ramës Lë Tre Jetimë Në Qiell Të Hapur, Ndalohet Ndërtimi I Shtëpisë Së Bamirësisë

0

Një ngjarje tronditëse vjen nga fshati Trush në Shkodër, ku tre fëmijë jetimë dhe nëna e tyre janë lënë në qiell të hapur, pasi Bashkia e Shkodrës ka pezulluar ndërtimin e një shtëpie që po ndërtohej me kontributet e banorëve të zonës.

Familja Alijahaj, e përbërë nga nëna dhe tre fëmijë – më i vogli vetëm 10 muajsh – humbi kryefamiljarin një vit më parë nga një atak kardiak. Në mungesë të çdo ndihme nga institucionet, banorët e fshatit kishin nisur vetë ndërtimin e një banese për këtë familje në nevojë, duke kontribuar me fonde dhe punë vullnetare.

Por në vend që t’i mbështeste, Bashkia Shkodër nën drejtimin e Benet Becit, në bashkëpunim me qeverinë e Edi Ramës, ka ndërhyrë për të ndërprerë punimet, duke e lënë sërish familjen në mëshirë të fatit. Madje, është vendosur edhe gjobë ndaj nënës së fëmijëve, duke e trajtuar si të ishte ndërtim pa leje dhe jo si një akt human solidariteti.

Ky vendim ka shkaktuar zemërim të madh te banorët lokalë, të cilët kërkojnë nga institucionet të tërhiqen dhe të lejojnë përfundimin e shtëpisë për familjen jetimësh. Ata e konsiderojnë ndërhyrjen e bashkisë si një akt hakmarrjeje dhe dehumanizimi, që sanksionon ndihmën dhe solidaritetin mes qytetarëve.

Banorët kërkojnë që ndërtimi të rifillojë menjëherë dhe Bashkia të kërkojë falje publike për pengesën e krijuar. Ngjarja ka ndezur një debat publik për papërgjegjshmërinë e autoriteteve lokale dhe për mungesën e ndjeshmërisë ndaj shtresave më të pambrojtura të shoqërisë.

Në një vend ku shteti nuk ndërton, të paktën të mos shembë atë që ndërton populli.

Artikulli i mëparshëmDyshime Mbi Fashot Në Duart E Lojtarëve Të Barcelonës, Dr. Mihic Ngre Alarmin: “Nuk Besoj Te Moda”
Artikulli i radhësFushatë Karagjoze, Qeveri Kllounësh: Premtimi Skandaloz i Ramës për Rrugën “Noizy” në Dibër!