SPAK Nis Hetimet Për Krimet Zgjedhore – Prokurorët Zbarkojnë Në 12 Qarqet E Vendit

0

TIRANË – Prokurorët e posaçëm të SPAK kanë zbarkuar në 12 qarqet e Shqipërisë në kuadër të monitorimit dhe hetimit të krimeve zgjedhore, vetëm një ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të 11 majit. Masa është cilësuar si ndërhyrje intensive për të parandaluar manipulimin e votës dhe shkeljet e Kodit Zgjedhor.

Sipas burimeve zyrtare, në qarqet e konsideruara “zona të nxehta” për kriminalitet elektoral, si Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha, janë vendosur nga dy prokurorë të SPAK-ut, të shoqëruar nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Tiranë, për shkak të peshës elektorale dhe volumeve të larta të raportimeve, janë caktuar tre prokurorë të posaçëm, që do të ndjekin rastet në terren, në koordinim me Policinë e Shtetit dhe KQZ-në.

Kjo ndërhyrje e drejtpërdrejtë është pjesë e një plani të posaçëm të SPAK për zgjedhjet e 2025-ës dhe vjen si përgjigje ndaj rritjes së kallëzimeve penale për blerje votash, presion ndaj votuesve dhe përdorim të burimeve shtetërore në funksion të fushatës.

Hetimet pritet të intensifikohen pas ditës së votimit, bazuar në dokumentacionin, denoncimet dhe pamjet filmike që do të mblidhen nga aktorët politikë, vëzhguesit dhe institucionet ligjzbatuese.

Artikulli i mëparshëmPS Kërkon Zgjatjen E Orarit Të Votimit Në Vlorë, Shkak Gara Giro d’Italia
Artikulli i radhësTë Shtënat Me Armë Në Peshkopi: Babai I Kandidatit Të PS Shpallet Në Kërkim