Erion Veliaj Voton Në Paraburgim – Mesazh Politik Për Votën Socialiste

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku ndodhet aktualisht në ndalim, në pritje të një procesi gjyqësor.

Veliaj votoi në orarin e përcaktuar nga administrata e institucionit, në përputhje me rregullat për votimin e shtetasve në paraburgim. Në një deklaratë të mëparshme, ai u kishte bërë thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, duke e cilësuar 11 majin si një ditë për të zgjedhur mes transformimit dhe kthimit pas.

“Të votohet jo kundër Saliut apo partizave që dolën nga barku i PD-së, por për punën, për shpresën, për transformimin. Të votohet për të tashmen që na bën krenar dhe të ardhmen europiane që meritojmë,” – shkruante Veliaj në mesazhin e tij nga paraburgimi.

Ky veprim simbolik nga brenda paraburgimit vjen në një moment kur opozita ka kërkuar shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, duke pretenduar mungesë të gjatë dhe papajtueshmëri ligjore për të ushtruar funksionin publik.


Zgjedhjet e 11 Majit 2025 po zhvillohen mes akuzave të forta për blerje votash, përdorim të institucioneve shtetërore dhe tensione në disa qarqe. Aktualitet.al po ndjek në kohë reale çdo zhvillim për të sjellë të vërtetën përpara qytetarëve.

Artikulli i mëparshëmSkandal Zgjedhor Në Finiq – PD Denoncon Daljen E Fletëve Të Votimit Jashtë QV-së
Artikulli i radhësPS Kryeson Bindshëm Në Zgjedhjet Parlamentare: Mbi 1000 Kuti Tashmë Të Numëruara