
Në orën 07:00 ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në qarkun e Tiranës, por në zonën e Astirit situata ka sjellë kaos dhe vonesa të mëdha për qytetarët.
Sipas raportimeve, 22 qendra votimi të vendosura në kontejnerë nuk janë bërë ende gati, duke penguar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës në kohë. Qytetarët janë parë duke pritur në radhë, ndërsa asnjë proces votimi nuk kishte filluar në momentin e publikimit të këtij lajmi.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga KQZ apo komisioni lokal për këtë problematikë, ndërkohë që tensioni dhe pakënaqësia po rritet mes votuesve.
Zgjedhjet e 11 Majit 2025 po zhvillohen mes akuzave të forta për blerje votash, përdorim të institucioneve shtetërore dhe tensione në disa qarqe. Aktualitet.al po ndjek në kohë reale çdo zhvillim për të sjellë të vërtetën përpara qytetarëve.