KQZ Publikon Shifrat: Deri Në Orën 10:00 Kanë Votuar 12.75% E Qytetarëve

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para zyrtare për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas njoftimit të KQZ-së, deri në orën 10:00, pjesëmarrja në rang kombëtar ka arritur në 12.75% të votuesve të regjistruar.

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 qytetarë shqiptarë, ndërsa 114 mijë janë votues për herë të parë.

KQZ pritet të publikojë të dhëna të përditësuara në intervale të rregullta për të ndjekur dinamikën e pjesëmarrjes në nivel qarku dhe kombëtar. Zgjedhjet po zhvillohen mes një klime të nxehtë politike dhe raportimesh për probleme organizative në disa zona të vendit.

Artikulli i mëparshëmArrestohet Bashkëshorti I Kandidates Së PD, Elda Hoti
Artikulli i radhësRama Dhe Berisha Votojnë – Përballja E Simboleve Politike Në Ditën Vendimtare