
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ushtroi të drejtën e votës në shkollën “Ymer Lala” të Surrelit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Vetëm pak më herët, Sali Berisha, lideri historik i Partisë Demokratike, votoi në shkollën “Kosova” në Tiranë, ku dha një mesazh të fortë për qytetarët shqiptarë:
“Sot të votojnë për veten e tyre, për fëmijët, për pensionet dhe rrogat e tyre, për të ardhmen e këtij vendi. Do të kemi një ditë të dytë vere,” – u shpreh Berisha, duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi njohjen e rezultatit zgjedhor.
Votimi i dy figurave kryesore të politikës shqiptare simbolizon rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit, në një klimë të ndezur nga akuzat për manipulime, blerje votash dhe pengesa teknike në disa qarqe.
Zgjedhjet e 11 Majit 2025 po zhvillohen mes akuzave të forta për blerje votash, përdorim të institucioneve shtetërore dhe tensione në disa qarqe. Aktualitet.al po ndjek në kohë reale çdo zhvillim për të sjellë të vërtetën përpara qytetarëve.