
Sot, më 11 maj 2025, Shqipëria po zhvillon zgjedhjet e saj të 11-ta parlamentare që prej ardhjes së demokracisë, me 3.713.761 qytetarë të regjistruar për të zgjedhur 140 deputetë në Kuvendin e ri.
Procesi ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00, por në disa zona ka pasur probleme serioze, që nga vonesa teknike në Fier, bllokime në Astir dhe mungesë të komisionerëve në zona malore të Shkodrës.
Zgjedhje nën hijen e tensionit politik
Fushata zgjedhore ka qenë një nga më agresivet e viteve të fundit, e shoqëruar nga akuzat për blerje votash, përdorim të institucioneve shtetërore, denoncime të shumta nga opozita dhe përplasje mes mbështetësve të forcave politike në terren.
Pjesëmarrje e lartë e pritshme, për herë të parë voton diaspora
Për herë të parë, në këto zgjedhje janë regjistruar edhe 245.935 emigrantë nga diaspora, të cilët pritet të japin një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet përfundimtare në disa qarqe kyçe.
Në garë: 11 subjekte politike dhe koalicione
Kandidatët janë të shpërndarë në lista të hapura dhe të mbyllura, duke sjellë për herë të parë një kombinim sistemi që ka shtuar kompleksitetin, por edhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të votuesve në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.
Zgjedhjet e 11 Majit 2025 po zhvillohen mes akuzave të forta për blerje votash, përdorim të institucioneve shtetërore dhe tensione në disa qarqe. Aktualitet.al po ndjek në kohë reale çdo zhvillim për të sjellë të vërtetën përpara qytetarëve.