Shqipëria Voton – Mbi 3.7 Milionë Qytetarë Zgjedhin Përfaqësuesit E Parlamentit

0

Pas një muaji fushatë intensive dhe një dite heshtjeje zgjedhore, sot, më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta parlamentare që nga rënia e regjimit komunist, dhe këtë herë 2.046 kandidatë nga forca të ndryshme politike garojnë për të përfaqësuar qytetarët në 12 qarqe të vendit.

Numra rekord pjesëmarrjeje

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3.713.761 qytetarë janë të regjistruar për të votuar, prej të cilëve 114.642 janë votues për herë të parë. Votimi zhvillohet në 5225 qendra votimi, të cilat hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Procesi do të vijojë më pas me numërimin e votave, ndërsa vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë ndodhen në terren për të monitoruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve.


Zgjedhjet e 11 Majit 2025 po zhvillohen mes akuzave të forta për blerje votash, përdorim të institucioneve shtetërore dhe tensione në disa qarqe. Aktualitet.al po ndjek në kohë reale çdo zhvillim për të sjellë të vërtetën përpara qytetarëve.

Artikulli i mëparshëmPD Candidate in Korçë Alleges Vote Buying and Ballot Tampering Ahead of May 11 Elections
Artikulli i radhësProbleme Në Fier – Votimi Nuk Nis Për Shkak Të Pajisjes Së Pa Kolauduar