Vonesa Në Vlorë – Dy Komisionerë Largohen, Votimi Nis Me Vështirësi

0

Procesi i votimit në qytetin e Vlorës ka nisur me vonesa në disa qendra votimi, ndërsa qytetarët janë detyruar të presin në radhë për të ushtruar të drejtën e votës.

Në qendrën e votimit 44/71/2, votimi nisi me më shumë se një orë vonesë për shkak të largimit të dy komisionerëve, të cilët raportohen se janë tërhequr për arsye familjare.

Ndërkohë, në një tjetër qendër votimi në Vlorë, procesi nuk ka nisur pasi kryetari i komisionit humbi nënën e tij, duke lënë derën e qendrës së mbyllur dhe qytetarët jashtë në pritje.

Ky është një tjetër rast që vë në dyshim përgatitjen administrative të zgjedhjeve të 11 majit 2025, në një ditë ku 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur për të zgjedhur 140 deputetë në parlamentin e ri.


Zgjedhjet e 11 Majit 2025 po zhvillohen mes akuzave të forta për blerje votash, përdorim të institucioneve shtetërore dhe tensione në disa qarqe. Aktualitet.al po ndjek në kohë reale çdo zhvillim për të sjellë të vërtetën përpara qytetarëve.

Artikulli i mëparshëmKaos Në Astir – Qendrat E Votimit Nuk Janë Gati, Qytetarët Presin Në Radhë
Artikulli i radhësZgjedhjet E 11 Majit 2025 – Shqipëria Vendos Mes Tensioneve, Akuzave Dhe Shpresës Për Ndryshim