PS Kryeson Edhe Në Durrës: Mbi 2000 Vota Më Shumë Se PD-ASHM

0

Në qarkun e Durrësit, pas numërimit të 64 nga 493 kuti votimi, Partia Socialiste kryeson me 52.9% të votave, duke lënë pas koalicionin PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i cili ka siguruar 39.8% të votave ose 7,086 vota. Diferenca mes dy forcave politike arrin në mbi 2,000 vota në favor të PS-së, duke e ngjyrosur këtë qark rozë.

Në vend të tretë renditet Nisma “Shqipëria Bëhet” me 2.2% të votave, ndërsa pjesa tjetër e votave është e shpërndarë në parti më të vogla.

Rezultatet paraprake për Durrësin janë si më poshtë:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 9,410 vota – 52.9%
  • Koalicioni PD–ASHM – 7,086 vota – 39.8%
  • Nisma “Shqipëria Bëhet” (NISMA-SHB) – 391 vota – 2.2%
  • Partia Mundësia – 404 vota – 2.3%
  • Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 135 vota – 0.8%
  • Lëvizja Bashkë – 198 vota – 1.1%
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 81 vota – 0.5%
  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 41 vota – 0.2%
  • Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 25 vota – 0.1%
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 20 vota – 0.1%
  • Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 7 vota – 0.0%

Rezultatet tregojnë një dominim të qartë të PS-së në këtë fazë të numërimit, ndërsa vëmendja mbetet tek vazhdimi i procesit dhe ndarja e mandateve përfundimtare.

Artikulli i mëparshëmPS Kryeson Në Jug: Mandatet Ndahen Mes Socialistëve Dhe PD-ASHM Në Gjirokastër Dhe Korçë
Artikulli i radhësPS Kryeson Bindshëm Në Elbasan Me 60.5% Të Votave, “Shqipëria Bëhet” E Treta