PD Kalon Përpara PS-së Në Lezhë Sipas Rezultateve Paraprake: 4 Me 3 Në Mandate

0

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Lezhës vijon, ndërsa të dhënat paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një avantazh të lehtë të Partisë Demokratike ndaj Partisë Socialiste.

Deri në orët e mbrëmjes së 12 majit, janë numëruar 145 nga 245 kuti gjithsej, ose rreth 59% e totalit. Sipas këtyre të dhënave:

  • Partia Demokratike ka marrë 16,764 vota ose 44.14%
  • Partia Socialiste ka marrë 16,378 vota ose 43.12%

Në bazë të përllogaritjes aktuale të mandateve, kjo përkthehet në 4 mandate për PD-në dhe 3 për PS-në në këtë qark.

Forcat e tjera politike nuk kanë arritur të sigurojnë mandate, por janë renditur si më poshtë:

  • Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” – 6.09%
  • Partia Socialdemokrate – 2.82%
  • Partia Koalicioni Euroatlantik – 1.93%
  • Partia Mundësia – 1.13%
  • Lëvizja Bashkë – 0.46%

Duke qenë se procesi i numërimit nuk është mbyllur ende, këto rezultate mbeten paraprake dhe mund të ndryshojnë në varësi të kutive të mbetura për t’u numëruar. Mandatet përfundimtare do të përcaktohen vetëm pas shpalljes zyrtare të rezultatit përfundimtar nga KQZ.

Artikulli i mëparshëm(LISTA) Zgjedhjet Parlamentare 2025: 93 Emra Të Sigurt, PS Me 82 Mandate, PD Me 52
Artikulli i radhësPS Drejt Fitores Me 82 Mandate: Lapaj dhe Doshi Në Duel për Vendin e Tretë – Shehaj Tenton Të Dytin Në Tiranë