Keir Starmer Viziton Shqipërinë: Rama dhe Kryeministri Britanik Nënshkruajnë Partneritet Strategjik

0

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të pritet nga homologu shqiptar, Edi Rama. Vizita është kulmi i një sërë zhvillimesh diplomatike mes dy vendeve dhe do të shoqërohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 12:40, si dhe një axhendë zyrtare në disa institucione shqiptare.

Në kuadër të vizitës, Starmer do të ndalet edhe në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe në Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku pritet të diskutohet për projektet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë.

Pritet që gjatë ditës të nënshkruhet një “Marrëveshje e Partneritetit Strategjik” mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, e cila do të shërbejë si vazhdim i marrëveshjes së mëparshme mes Sunak dhe Ramës të firmosur në 10 Downing Street në mars 2023.

Kjo marrëveshje do të ndërtohet mbi katër kolona kryesore:

  1. Rritja ekonomike dhe punësimi
  2. Bashkëpunimi në fushën e biznesit dhe ekonomisë
  3. Forcimi i bashkëpunimit në siguri
  4. Menaxhimi i emigracionit, drejtësisë dhe çështjeve të brendshme

Vizita e Starmerit vjen në një moment kyç për Shqipërinë, pas zgjedhjeve të 11 majit dhe në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian, duke e kthyer këtë javë në një qendër të rëndësishme diplomacie për rajonin.

Artikulli i mëparshëmRrugët Që Do Të Bllokohen Në Tiranë Më 15 Maj Për Shkak Të Samitit Europian: Tirana Paralizohet Nga Masat e Sigurisë
Artikulli i radhësAksident Tragjik Në Sarandë, Humb Jetën Një Punonjës Policie