
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në aksin rrugor Dhërmi–Himarë, ku tre automjete janë përplasur mes tyre duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar, ndërkohë që mjetet janë dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në aksident.
Aksidenti ka ndodhur në një prej segmenteve më të frekuentuara të rivierës shqiptare, veçanërisht në sezonin turistik, çka ngre sërish shqetësimet për sigurinë rrugore dhe nevojën për kontrolle më të shpeshta në këtë zonë.
Hetimet janë në vijim.