
Tre të rinj janë arrestuar nga policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën një makinë në Tepelenë dhe e shitën atë në Gjirokastër.
Gjithashtu gjatë kontrollit në automjetin në pronësi të 18-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 thika.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.