
Në një vend ku abuzimi me pushtetin është kthyer në normë, Anuela Ristani nuk bën përjashtim. Përkundrazi, e komanduar në krye të Bashkisë Tiranë si një kukull e Erion Veliajt, ajo e ka nisur “mandatin” me një shfaqje groteske: përdorimin e dy makinave shtetërore me shoferë të paguar nga taksat tona, njëra për t’i shërbyer asaj për në palestër dhe tjetra për të dërguar burrin e saj në Presidencë, sikur Bashkia e Tiranës të ishte pronë familjare.
Treshja e luksit shtetëror — një makinë e bardhë për burrin, një gri për palestrën, dhe dy shoferë që i presin si në hotel 5 yje — është realiteti i turpshëm i kryeqytetit më të madh të vendit. Me fjalë të tjera: Bashkia shërben, qytetarët paguajnë, familja bën qejf.
Bashkëshorti në Presidencë? Merr makinën e bashkisë!
Me targën AB649LD, makina e bardhë që ka hyrë e dalë çdo ditë nga garazhi në Kodrën e Diellit nuk është më mjet pune, por karrocë personale e Bledi Cikopanës, bashkëshortit të zonjës Ristani. Zbret te Presidenca si zyrtar i rëndësishëm, por hipën nga shtëpia si pasagjer i një makine bashkiake, që s’ka asnjë lidhje me funksionin e tij.
E gjithë kjo bëhet me mbështetjen e heshtur të administratës, që hesht para këtij abuzimi të pastër, ndërkohë që qytetarët e Tiranës përballen me taksa, ndotje, mungesë ujërash, dhe arrogancë institucionale.
Ristani, orar zyrtar në palestër, jo në zyrë
Në një kronikë që ndoshta do të hyjë në manualet e cinizmit administrativ, kryetarja e përkohshme e Tiranës nuk niset për në zyrë në orën 8 të mëngjesit, siç do të bënte çdo drejtues serioz. Jo. Ajo nuk shkon në Bashki deri pas palestrës. Shëndeti i parë, qytetarët le të presin!
Ora 9:10, zonja del nga palestra, shoqërohet nga shoferi personal, hipën në makinën ngjyrë gri të bashkisë dhe shfaqet në zyrë si në ndonjë event mode.
Reagimi? I denjë për një kloun politik
Pyetur përse një makinë shtetërore përdoret për burrin, Ristani shpërthen në fyerje, histeri, dhe viktimizim. Kulmi? Akuzon gazetarët se përndjekin fëmijën e saj, ndonëse çdo pamje që lidhej me vajzën ishte hequr. Argumentet, logjika, përgjegjësia? Asnjëra nuk ka vend në botën ku Ristani mendon se pushteti është pronë personale.
Dhe në vend të përgjigjes për këtë skandal, del me polici para bashkisë, si të ishte e rrezikuar, jo si një shkelëse e ligjit.
Pse është problem përdorimi i makinës së bashkisë për familjarët?
Sepse është abuzim me fondet publike dhe shkelje e etikës administrative. Mjetet e bashkisë janë për punë publike, jo për të dërguar burrin në punë.
A ka precedentë të ngjashëm?
Po. Olta Xhaçka për nënën, drejtues të tjerë për fëmijët, por asnjëherë me dy makina e shoferë për palestra dhe presidencë.
A dha ndonjë shpjegim zyrtar Anuela Ristani?
Jo. Në vend të përgjigjeve, ofendime dhe policë në hyrje të bashkisë.
Çfarë do të ndodhte në një vend serioz?
Shkarkim i menjëhershëm dhe hetim administrativ për shpërdorim të aseteve publike.
Ky nuk është një episod banal. Ky është një pasqyrë e një klase politike që nuk njeh turp. E në krye të kësaj, një emër që nuk e meritonte kurrë të ishte aty: Anuela Ristani.
*Bazuar në emisionin investigativ Piranjat