SKANDAL/ Kandidati për kreun e BKH-së u përjashtua nga Policia për shkelje të rënda, gjyqtari kërkon hetim penal!

0

Një denoncim i fortë ka tronditur garën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Gjyqtari Gerd Hoxha ka akuzuar publikisht një prej kandidatëve, Altin (Elton) Kërluku, si të papërshtatshëm për postin, duke zbuluar se ai është përjashtuar më parë nga Policia e Shtetit për shkelje të betimit, abuzim me detyrën dhe shkelje të rënda disiplinore.

Në një letër drejtuar Komisionit të Posaçëm të Verifikimit të Emrit dhe Pasurisë, gjyqtari Hoxha kërkon përjashtimin e Kërlukut nga gara, si dhe nisjen e hetimit disiplinor dhe penal ndaj tij, duke theksuar se figurat që konkurrojnë për BKH-në duhet të jenë tërësisht “të panjollë”.

Sipas dokumenteve të publikuara, Kërluku është përjashtuar nga Policia me urdhërin nr. 934/4, datë 11.10.2004, një vendim që është ankimuar në gjykatë nga vetë Kërluku, por është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit e Tiranës, më 6 shtator 2005.

Hoxha nënvizon se përfshirja e Kërlukut në garë përbën shkelje të kritereve ligjore, të cilat përcaktojnë qartë standardet për kandidatë pranë SPAK-ut, BKH-së apo gjykatave kundër korrupsionit. Ai rendit një sërë ligjesh dhe nene që kërkojnë integritet dhe pastërti figurative për këto pozicione.

Ironikisht, gjyqtari Hoxha vetë është penalizuar për një foto të rastësishme me Erion Veliajn në një pritje të ambasadës britanike, foto që u denoncua si e “dyshimtë” pikërisht nga Komisioni i kryesuar nga Kërluku.

Ky zhvillim vë në pikëpyetje jo vetëm kredibilitetin e kandidaturës së Kërlukut, por edhe procesin e verifikimit të figurave në sistemin e drejtësisë, që duket se ndikohet nga interesa personale dhe politike. /Hashtag.al

Artikulli i mëparshëmGJKKO Certifikon Deklaratat E Albana Vokshit: Vilma Nushi, Zyrtarisht Oligarkja E Koncesioneve Shëndetësore
Artikulli i radhësRama shkarkon Anuela Ristanin dhe gjithë nënkryetarët e Bashkisë Tiranë! Balluku merr në dorë drejtimin