Tjetërsoi 10 Mijë m² Tokë Shtetërore, GJKKO Lë Në Fuqi Dënimin Me Burg Për Jorgo Goron – I Konfiskohet Apartamenti Në Tiranë

0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 1 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 2 vite e 20 ditë burg.

Goro u shpall fajtor për “shpërdorim detyre” në dy raste dhe “mosdeklarim të pasurisë”. Bashkë me vendimin penal, Apeli urdhëroi edhe konfiskimin e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 81.41 m², i cili ndodhej në emër të biznesmenit Gentian Sula, por që sipas SPAK rezulton të jetë pronë e fshehur e Goros.

Biznesmeni Sula ka pretenduar se apartamenti është i tij dhe thjesht ia kishte dhënë në përdorim ish-kryebashkiakut. Ndërkohë, Shkalla e Parë kishte vendosur më parë t’ia kthente këtë pasuri firmës ndërtuese, por Apeli e rrëzoi këtë vendim, duke e konfiskuar për llogari të shtetit.

Sipas hetimeve të SPAK, Goro ka dorëzuar dokumente të falsifikuara pranë institucioneve përkatëse, duke bërë të mundur që një tokë bujqësore shtetërore në Gjilekë, Himarë – me sipërfaqe rreth 10 mijë m² – të regjistrohej në favor të një personi në kërkim, Stavri Mëhilli. Më pas, kjo pronë u shit tek një shoqëri private e përfaqësuar nga ish-deputeti Artan Gaçi.

Gjykata vendosi që të gjitha këto pasuri të konfiskohen për llogari të shtetit. Trupa gjykuese përbëhej nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara dhe Miliana Muça.

Në vendimin përfundimtar të shpallur më 22 korrik 2025, Apeli rrëzoi gjithashtu ankimin e paraqitur nga shoqëria private “” shpk* që pretendonte për kthimin e apartamentit të sekuestruar.

Të pandehurit, përfshirë Jorgo Goron, do të përballen edhe me shpenzimet gjyqësore në apel.


Artikulli i mëparshëmDorëheqja E Papritur E Drejtorit Të Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku – Çfarë Fshihet Pas Largimit?
Artikulli i radhësTragjedi në Familjen Mbretërore: Vdes Papritur Kushërira e Princit William dhe Harry-t