Aksident Tragjik Në Qafë-Buall, Bulqizë: Dy Të Vdekur Dhe Një I Plagosur Pas Daljes Së Mjetit Nga Rruga

0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet tip “Nisan” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave. Viktimat janë identifikuar si B.Gj. dhe D.Gj., ndërsa një tjetër pasagjer në mjet, shtetasi A.Gj., ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.


Artikulli i mëparshëmTragjedi Në Gjirin E Filikurit: Vdes 23-Vjeçarja Holandeze, Rrëzimi Fatal Nga 30 Metra Lartësi
Artikulli i radhësBusinessman Gentian Sula Appears Before SPAK, Expected to Be Formally Charged