Lapaj E Fiton Sherrin: Mandati I Vetëm Shkon Te Kleana Xhuveli Vajza E Tezes Së Adriatikut, Jo Te Daja I Shabanit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur përfundimisht që mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Kuvend t’i takojë Kleana Xhuvelit, e cila është vajza e tezes e Adriatik Lapajt, duke i dhënë fund përplasjes mes Lapajt dhe Endri Shabanit.

Xhuveli, e renditur e katërta në listën e mbyllur të koalicionit, kishte revokuar dorëheqjen e mëparshme dhe kishte shprehur gatishmërinë për të marrë mandatin. Celibashi, kreu i KQZ-së, sqaroi se dorëheqjet nga listat e mbyllura pas miratimit nuk kanë fuqi ligjore, duke rrëzuar pretendimin se kandidatët kishin hequr dorë me marrëveshje paraprake.

Në garë për mandatin ishte edhe Zeqir Kordhoni, i afërm i Endri Shabanit, i cili gjithashtu kishte shprehur dëshirën për ta marrë mandatin. Por siç shpjegoi Celibashi, renditja në listë ishte vendimtare, dhe Xhuveli ishte më lart.

Përplasja brenda koalicionit nisi pas deklaratës së Lapajt, i cili ishte angazhuar se nuk do ta mbante mandatin nëse koalicioni fitonte vetëm një vend. Por në mungesë të dorëheqjes zyrtare, dhe me interpretimin ligjor të KQZ-së, mandati nuk kalon te lista e hapur, por mbetet në listën e mbyllur.

Ky vendim ka mbyllur një kapitull të tensionuar dhe do të ketë ndikim në vijimësinë e bashkëpunimit midis Lapajt dhe Shabanit, që prej fillimit janë pozicionuar si figura të reja të politikës shqiptare me retorikë kundër establishmentit.


Artikulli i mëparshëmArrestohet Meriton Mjekiqi : Zbulohet Sherri Që Çoi Në Pranga Vëllezërit E Njohur
Artikulli i radhësTragjedi Në Gjirin E Filikurit: Vdes 23-Vjeçarja Holandeze, Rrëzimi Fatal Nga 30 Metra Lartësi