Tragjedi Në Gjirin E Filikurit: Vdes 23-Vjeçarja Holandeze, Rrëzimi Fatal Nga 30 Metra Lartësi

0

Merel Bos është turistja holandeze që humbi jetën sot në Gjirin e Filikurit në jug të vendit.

23-vjeçarja me shtetësi holandeze, e cila ndodhej në shoqërinë e miqve të saj, ka rrëshqitur aksidentalisht ndërsa shoku i saj e mbante me dorë, por nuk ka mundur ta mbajë dhe ajo ka rrëshqitur, duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth 30 metrash.

Menjëherë janë njoftuar shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë strukturat e Policisë së Himarës, policia kufitare, forcat zjarrfikëse dhe një ambulancë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga zona e vështirë shkëmbore.

Fatkeqësisht, e reja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Po ashtu, një tjetër 18-vjeçare ka marrë plagë nga rënia e gurëve, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Turistët e pranishëm në zonë janë ndihmuar për t’u larguar në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Gjiri i Filikurit është një ndër plazhet më të frekuentuara nga turistët në zonën e Vlorës dhe mund të arrihet vetëm nëpërmjet një zbritjeje me litarë përmes shkëmbinjve të thepisur.

Artikulli i mëparshëmLapaj E Fiton Sherrin: Mandati I Vetëm Shkon Te Kleana Xhuveli Vajza E Tezes Së Adriatikut, Jo Te Daja I Shabanit
Artikulli i radhësAksident Tragjik Në Qafë-Buall, Bulqizë: Dy Të Vdekur Dhe Një I Plagosur Pas Daljes Së Mjetit Nga Rruga