“Balluku Në Fier Si Assadi Në Siri” – Berisha Godet Patronazhistët E PS Pas 11 Majit

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të mërkurë, ka akuzuar ashpër procesin zgjedhor të 11 majit, duke e cilësuar si një “garë të vdekur” dhe një farsë të organizuar nga mazhoranca. Në qendër të akuzave të tij ka qenë zv.kryeministrja Belinda Balluku, të cilën ai e krahasoi me diktatorin sirian Bashar Al-Assad.

Sipas Berishës, në qarkun e Fierit, ku Balluku ishte drejtuese politike e fushatës së Partisë Socialiste, është zhvilluar një skemë e mirëorganizuar patronazhi dhe ndikimi të paligjshëm mbi votuesit, përmes ofertave për punësime dhe favore personale.

Laptopi i Lubi Ballukut mbante gjithë dokumentet se si patronazhistët e saj miklonin me punëra e oferta për punë me qindra e mijëra qytetarë”, deklaroi Berisha, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një manipulim të përmasave të mëdha që ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor në këtë qark.

Ai shtoi se Balluku dhe PS kanë përfituar 92% të votave në Fier falë kësaj skeme patronazhi, ku janë përdorur edhe të dhënat e qytetarëve të diasporës.

Në Fier, lubia me votat e diasporës ka marrë 92%. Ka pasur ndikim si Assadi i Sirisë, i cili merrte 95% të votave në zgjedhje”, tha ai.

Krahasimi i Ballukut me Assadin nuk është thjesht një hiperbolë politike, por sipas Berishës, një simbolikë e qartë e mënyrës se si funksionon kapja e zgjedhjeve nën qeverisjen aktuale.


Artikulli i mëparshëmIsh-Kryebashkiaku I Himarës Dënohet Me Burg: Afera E Livadhit Dhe Gjilekës Zbardh Skemën E Tjetërsimit
Artikulli i radhës“Mbreti i Shqipërisë” dhe Opozita e Tij Brenda Shtëpisë