Qarkullonte Me Armë Zjarri Në Makinë – Arrestohet I Riu Në Bulqizë

0

Një 20-vjeçar është ndaluar nga policia në aksin rrugor Krastë–Bulqizë, pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë një kontrolli rutinë ndaj një mjeti tip “Benz” kamionçinë, policia zbuloi të fshehur një pistoletë e tipit “Zastava”, si dhe një krehër me 10 fishekë luftarakë.

I riu, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh, u arrestua në vendngjarje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit, municionet dhe automjeti.

Materialet për këtë rast janë referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për procedura të mëtejshme hetimore.

Ky arrestim është pjesë e një fushate të intensifikuar nga policia për të ndaluar personat që qarkullojnë të armatosur, një rrezik serioz për sigurinë publike në zonë.

Artikulli i mëparshëmBE Rrëzon Kodin Penal të Rakipit Dhe Ulsiut– Ndryshimet Censurojnë Lirinë e Shprehjes dhe Medias
Artikulli i radhësEkzekutimi I Renato Hoxhajt – Arrestohet Një Prej Autorëve Të Dyshuar