Heroizmi I Inspektorit Të Ri Dhe Turpi I Kupolës Që E Përdor Për Propagandë

0
Inspektori Klajdi Mustaj shpëton tre të plagosur në aksidentin e Fierit

Një aksident i rëndë mbrëmjen e djeshme në Qafë Koshovicë, në aksin Levan–Fier, nxori në pah kontrastin brutal mes policëve që sakrifikojnë në terren dhe kupolës së Policisë së Shtetit që jeton me propagandë.

Automjeti tip “Benz” me katër persona doli nga rruga dhe u përmbys. Tre mbetën të plagosur, një 17-vjeçar në gjendje kritike për jetën. Inspektori Klajdi Mustaj, vetëm një vit e gjysmë në detyrë, pa menduar për rrezikun, hyri mes hekurave të shtypura dhe shpëtoi të tre të plagosurit, duke u dhënë një shans për të mbijetuar.

Ky është policia që duam. Jo ajo që shfaqet në konferenca me fjalime të gatshme, por ajo që është e para në vendngjarje, që ndot uniformën me gjak dhe pluhur për të shpëtuar jetë.

Por, si gjithmonë, kupola nuk humbi rastin. Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, në vend që të heshtte dhe të linte veprën të fliste vetë, doli me deklarata plot “angazhim, profesionalizëm, humanizëm” – fjalë të mëdha për një institucion që prej vitesh është zhytur në korrupsion, pazare me bandat dhe selektivitet në ligj.

Një polic i ri, i dalë nga Kolegji Profesional, me studime për Shkencat Juridike, i jep imazh të pastër uniformës. Ndërsa ata në majë, “ushtarët e krimit” që komandojnë policinë nga zyrat e blinduara, e përdorin këtë akt si kartolinë propagandistike për të larë fytyrën e nxirë nga aferat.

E vërteta është e thjeshtë: Policia e Shtetit ka dy fytyra. Njëra është ajo e Klajdi Mustajt – e guximshme, njerëzore, e ndershme. Tjetra është ajo e kupolës – e kapur, e korruptuar dhe e lidhur me krimin. Dhe këto dy fytyra nuk mund të rrinë gjatë bashkë në të njëjtën trupë.


Artikulli i mëparshëmFatos Lubonja Akuzon Ramën Për Sulm Banditesk Ndaj News 24 – ‘KAYO’ Po Merr Pronën Me VKM Të Paligjshme Për Të Ndërtuar Kulla
Artikulli i radhësSHBA/ Oficeri Vritet Në Shkëmbim Zjarri Pranë Qendrës CDC Në Atlanta – Autori Vetëvritet