
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës. Një fëmijë ka rënë nga lartësia në zonën e Lungomares dhe ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve të para, i mituri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk ka detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa pritet që mjekët të japin informacion më të plotë në orët në vijim.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.
Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët e pranishëm, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje publikut që të shmangë spekulimet deri në përfundimin e hetimeve.