Plagosi me armë 28-vjeçarin në Hamallaj pas sherrit për vendin e parkimit, arrestohet autori

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kompleksin turistik “Valamar” në Hamallaj, ku një sherr për një vend parkimi përfundoi me të shtëna armësh.

Policia njofton se ka arrestuar Altin Lekgegajn, 44 vjeç, autorin e dyshuar që plagosi me pistoletë Liridon Radën, 28 vjeç. Konflikti nisi fillimisht me debate verbale, por më pas degradoi, duke bërë që Lekgegaj të nxirrte armën dhe të qëllonte dy herë mbi Radën, i cili mbeti i plagosur rëndë në shpatull dhe brinjë.

Pas krimit, autori u largua me një automjet tip Toyota Yaris, por u kap nga policia disa orë më vonë dhe u shoqërua nën masa të rrepta sigurie.

I riu i plagosur ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po trajtohet në spital nga mjekët.

Policia tha se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Artikulli i mëparshëmIsh-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, kthehet në banesë pas denoncimit si i zhdukur
Artikulli i radhësGazën e përpijnë flakët! Izraeli nis pushtimin, mijëra palestinezë ikin me vrap nga qyteti i terrorit