Itali/ Tragjedi në Koloseum, vdes ciceroni 56-vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën ditën e sotme, ku një cicerone 56-vjeçare humbi jetën brenda Koloseut, teksa shoqëronte një grup turistësh në vapën përvëluese të kryeqytetit italian.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme nga turistët dhe ekipeve të shpëtimit, gruaja nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Incidenti tragjik ka ringjallur shqetësimet dhe thirrjet e shoqatave profesionale për të rishikuar oraret e vizitave në monumentet kryesore të Romës gjatë muajve të verës. Shoqata e Guidave Turistike të Çertifikuara (AGTA) thekson se oraret aktuale të punës, sidomos nga ora 10:00 deri në 16:30, janë bërë të papërballueshme për shkak të temperaturave ekstreme të shkaktuara nga kriza klimatike.

Aktualisht, Koloseu dhe zona arkeologjike përreth funksionojnë nga ora 8:30 deri në 19:15 gjatë periudhës mars–shtator. Por, AGTA ka kërkuar zhvendosjen e orarit nga 07:00 deri në 20:15 gjatë verës, për të shmangur ekspozimin e vizitorëve dhe punonjësve në orët më të nxehta të ditës.

Ky rast i rëndë ka hapur një debat të ri mbi menaxhimin e turizmit në kushte gjithnjë e më ekstreme klimatike, ndërsa autoritetet pritet të marrin masa për të shmangur tragjedi të tjera të ngjashme.


Artikulli i mëparshëmBerisha i jep hua 3 deputetë Metës, Partia e Lirisë pritet të krijojë grup parlamentar në Kuvendin e ri
Artikulli i radhësTirana Pa Ujë, UKT Justifikohet Me Punime Në Rrjet