Ministri turk i Transportit kapet duke thyer rregullat e qarkullimit: Vetëdenoncohet pas videos me 225 km/orë

0

Ministri i Transportit i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, është gjobitur pasi publikoi një video në rrjetin social X ku shihej duke ngarë makinën me shpejtësi nga 190 deri në 225 km/orë, në një autostradë pranë Ankarasë ku limiti i lejuar është 140 km/orë.

Pamjet e shoqëruara me muzikë popullore dhe fragmente nga fjalimet e presidentit Recep Tayyip Erdogan ngjallën reagime të shumta, pasi shihej qartë shpejtësimatësi i automjetit që tejkalonte çdo normë të kodit rrugor.

Reagimi i ministrit

Disa orë më vonë, Uraloglu e ripostoi videon, duke pranuar se kishte marrë gjobën. Ai publikoi edhe kopjen e njoftimit të policisë, ku shënohej se ishte kapur duke ngarë me 225 km/orë dhe ishte ndëshkuar me një gjobë prej 9,267 lira turke (rreth 225 dollarë).

Në reagimin e tij, ministri u shpreh me humor:
“Dola për të kontrolluar autostradën Ankara–Nigde dhe pa dashje e kalova limitin e shpejtësisë për një periudhë të shkurtër. Me videon praktikisht e denoncova veten.”

Ky rast ka hapur debat në opinionin publik mbi përgjegjësinë e një zyrtari të lartë në respektimin e ligjit, veçanërisht në një vend ku aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë janë problem i madh shoqëror.


Artikulli i mëparshëmNë Prag të Krizës së Radhës; Kush Mund Ta Qeverisë Francën?
Artikulli i radhësZjarri në Pyllin e Poros, flakët përhapen me shpejtësi dhe dalin jashtë kontrollit