
Pas lajmeve të shumta që qarkulluan në media, ku këngëtari i njohur Jozi u përfol si shënjestër e një sulmi me tritol, artisti ka vendosur të reagojë publikisht.
Në një postim në Instastory, Jozi i ka quajtur lajmet e përhapura si hamendësime të portaleve, duke theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë në to.
Ai ka sqaruar se organet shtetërore tashmë kanë dalë me një deklaratë zyrtare, duke përcaktuar qartë kujt i ishte drejtuar sulmi.
“Rreth asaj që po flitet për mua, nuk është e vërtetë. Organet shtetërore kanë nxjerrë një deklaratë shumë të qartë se ku ka ndodhur, ndërsa portalet hamendësojnë sikur të ishin pjesë e asaj ngjarjeje, ishte për të e për atë. Ju detyrohem t’ju sqaroj që nuk qëndron kështu e vërteta.” – tha Marku.
Në fund të reagimit, këngëtari ka falënderuar ndjekësit dhe miqtë për mesazhet e tyre:
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin. Jam mirë dhe ju vlerësoj pafund.”
Ndërkohë, Policia vijon hetimet për shpërthimin me lëndë plasëse. Një sasi e vogël tritoli, e dyshuar artizanale, shpërtheu rreth orës 04:20 në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D. (alias M. B.) në fshatin Gurëz.
Nga shpërthimi, porta e banesës pësoi dëmtime të lehta. Gjatë këqyrjes së territorit, grupi hetimor gjeti gjithashtu disa gëzhoja të vjetra, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe identitetin e autorëve të ngjarjes.