(VIDEO) Zhegrova Mbërrin Te Juventusi, Pritet Me Flamurin E UÇK-Së

0

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit, ku do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me gjigantin italian. Sulmuesi i Kosovës, 26 vjeç, mbërriti sot në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratën e shumëpritur.

Pritja Nga Tifozët

Në hyrje të zyrave të klubit bardhezi, Zhegrova u prit nga dhjetëra tifozë, mes tyre edhe shumë shqiptarë. Një moment i veçantë ndodhi kur disa prej tyre shpalosën një flamur të UÇK-së, të cilin futbollisti e mori dhe e firmosi mes brohoritjeve dhe thirrjeve: “Me këmbë të mbarë!”

Idhull I Ri Për Bardhezinjtë

Tifozët shqiptarë të Juventusit tashmë kanë një idhull të ri në radhët e skuadrës së zemrës. Zhegrova pritet me entuziazëm si një lojtar që do të japë kontribut të madh në sezonet e ardhshme.

Një Transferim Historik

Pas një vere të mbushur me spekulime në merkato, transferimi i Zhegrovës është bërë realitet. Ky është një hap i madh në karrierën e tij dhe një moment historik për futbollin shqiptar dhe atë kosovar, duke e vendosur yllin 26-vjeçar në një nga klubet më të mëdha të Europës.


Artikulli i mëparshëmRama Me Batuta Në Forumin E Bledit: “Mos Keni Mesazh Me Karriget E Vogla Për Ballkanin?”
Artikulli i radhësMotoristi I Wolt Tallet Me Klientin: A Trajnohen Punonjësit Në Shqipëri Nga Kompanitë Shumëkombëshe, Apo Edhe Vetë Ato “Shqiptarizohen”?