
Pas tërheqjes nga kandidimi të Denar Bibës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka shpallur listën e kandidatëve që do të garojnë për postin e kreut të Gjykatës Kushtetuese.
Në garë mbeten emra të njohur të sistemit gjyqësor dhe akademik, si:
- Alban Toro
- Alma Faskaj
- Asim Vokshi
- Florian Ballhysa
- Genta Tafa Bungo
- Naureda Llagami
Vakanca është shpallur nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Olta Zaçe.
Tërheqja e Bibës shihet si një zhvillim që i jep më shumë hapësirë ndikimit të Sokol Sadushit, i cili prej vitesh shihet si figura me peshën më të madhe në Kushtetuese. Me Bibën jashtë gare, manovrat e Sadushit pritet të bëhen më të lira, duke konsoliduar kontrollin mbi balancat e brendshme të gjykatës më të lartë të vendit.
Ky zhvillim pritet të ndezë debate të reja mbi pavarësinë e Kushtetueses dhe mbi mënyrën se si po ndërtohet ekuilibri i pushteteve në sistemin gjyqësor shqiptar.