Sulmi ndaj News24, Klodiana Lala sfidon Ramën dhe paralajmëron proces gjyqësor

0

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar sërish mbi sulmin e ndodhur në fillim të gushtit ndaj televizionit News24, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të paprecedentë në një vend demokratik. Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama për tentativë relativizimi të çështjes dhe e sfidoi publikisht të tregojë se ku ndodhet kompjuteri i saj i punës, i cili nuk i është kthyer ende.

Sfida për Ramën

Në emisionin “Opinion”, Rama kishte deklaruar se asnjë send nuk ishte marrë nga redaksia. Por Lala theksoi të kundërtën:
“Unë nuk e kam marrë ende kompjuterin tim dhe për këtë e sfidoj kryeministrin të më thotë se cili institucion apo autoritet e ka dorëzuar. PC im nuk është në duart e mia, sot punoj me një laptop tjetër.”

Proces gjyqësor dhe humbja e të dhënave

Gazetarja bëri të ditur se do të hapë një proces gjyqësor për kthimin e kompjuterit, duke theksuar se aty kishte materiale pune, burime konfidenciale, të dhëna hetimore, por edhe foto personale të fëmijëve.
Kjo nuk është thjesht çështje pune, është çështje integriteti dhe e drejtës për të thënë të vërtetën me zë të lartë,” tha ajo.

“Sulm ndaj medias, jo thjesht pronësie”

Sipas Lalës, propaganda qeveritare ka tentuar ta paraqesë sulmin si një konflikt pronësie, por në realitet gazetarët u penguan të bënin punën e tyre.
Ajo që ndodhi me ne është pak të quhet grabitje. Ka qenë një sulm i hapur ndaj medias dhe jo një ngjarje e zakonshme,” theksoi ajo.

Akuzat për narkotrafikun dhe presionet

Lala rikujtoi se prej vitesh ka raportuar për trafikun e drogës, krimin elektoral dhe lidhjet e pushtetit me grupet kriminale. Ajo tha se Rama e ka fyer publikisht median duke e quajtur “kazan”, ndërsa tani hetimet tregojnë se shqiptarët ishin kthyer në grosistët më të mëdhenj të kokainës në Europë.
Kur flisnim për drogën që vinte me avionë, kryeministri thoshte se ishin mushkonja. Sot faktet flasin ndryshe,” shtoi gazetarja.

Një media 25-vjeçare nën sulm

Duke e cilësuar News24 si një shtëpi të dytë për gazetarët, Lala tha se historia e saj është e lidhur me historinë e kësaj media:
Ne jemi në anën e duhur të historisë, kryeministri jo. Historia do të gjykojë se kush ishte në të drejtë.


Artikulli i mëparshëmNisin Shkollat Me Rregulla të Reja Sigurie: Manastirliu Premton Mbrojtje Brenda dhe Jashtë Perimetrit
Artikulli i radhës26-vjeçari abuzon me turisten italiane në shezlong, arrestohet pas disa orësh në Durrës