Opozita e luksit: Nga dasmat e Topallit te miliardat e Gjin Gjonin

0

Ish-gjyqtari i dorëhequr Gjin Gjoni, i njohur për pasurinë marramendëse që nuk arriti kurrë ta justifikojë, është rikthyer sërish në skenë. Këtë herë, me pretendime për “paratë e drogës” që sipas tij kanë pushtuar ekonominë shqiptare. Por ndërsa ai flet për korrupsion dhe para të pista, realiteti e ekspozon më shumë se kushdo tjetër: opozita është kthyer në një arenë figurash të kamura që e kanë humbur kontaktin me qytetarët.

Në krah të Gjonit shfaqen të njëjtët emra të njohur: Jozefina Topalli, që feston në dasmat luksoze të të birit; Flamur Noka, që endet mes kafeneve të Tiranës; Edmond Haxhinasto dhe një mori politikanësh të tjerë të pasur, të gjithë me biografi të rënduar nga privilegjet e vjetra. Ata flasin për “mafien” e qeverisë, ndërsa vetë përfaqësojnë një opozitë të shndërruar në klub miliarderësh.

Narrativa e “parave të drogës”, e përdorur prej vitesh, duket më shumë si shërbim për Edi Ramën sesa si goditje ndaj tij. Sepse një opozitë që flet për korrupsion, ndërsa ekspozohet në luks dhe pasuri të pajustifikueshme, është një opozitë që nuk ka besueshmëri. Shqiptarët nuk shohin dot alternativë te njerëz që kanë qenë vetë pjesë e sistemit, por vetëm një rreth të mbyllur elitash që luftojnë për pushtet.

Shqipëria nuk ka parë ndonjëherë një opozitë kaq të konsumuar, ku çdo figurë ka më shumë lidhje me pasurinë personale sesa me hallet e qytetarëve. Dhe kjo është arsyeja pse sot, përballë një qeverie të akuzuar për afera, opozita duket e paaftë, e humbur dhe e zhytur në krizën e përhershme të përfaqësimit.


Artikulli i mëparshëmTrump dënon sulmin në Michigan: “Një tjetër sulm i synuar ndaj të krishterëve”