Gjendet në Tiranë 15-vjeçari nga Gjirokastra, në gjendje të mirë shëndetësore

0
15-vjeçari Mateo Kalemi

Pas më shumë se shtatë orësh ankthi, ka përfunduar me sukses kërkimi për adoleshentin Mateo Kalemi, i cili ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij në Gjirokastër.

Si u gjet 15-vjeçari

Burime pranë familjes konfirmojnë se Mateo është lokalizuar në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e një psikologeje, së bashku me vëllain e tij. Gjendja shëndetësore e tij është e mirë dhe nuk raportohet për probleme serioze.

Ende nuk janë bërë publike detajet se si ai arriti nga Gjirokastra në kryeqytet, por autoritetet kanë njoftuar familjen, e cila ka marrë konfirmimin për vendndodhjen e tij.


Artikulli i mëparshëmBojkoti Nuk Mposht Ramën, Zgjidhja Është Një Opozitë e Fortë
Artikulli i radhësKaos në SHBA, qeveria federale mbyllet pas përplasjeve të Trump dhe demokratëve