Izolim Total, Masa Të Sigurisë Ekstreme Dhe 90 Minuta Vendimtare: Luhet Serbi–Shqipëri

0

Ndeshja Serbi–Shqipëri është cilësuar si një nga më të rrezikshmet dhe më delikatet e viteve të fundit. Për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe autoritetet serbe kanë ndërmarrë masa të paprecedenta sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e duelit.

Siguria Nën Masa Ekstreme

Delegacioni kuqezi është i blinduar plotësisht në Serbi. Forca të shumta policore kanë rrethuar hotelin ku është akomoduar Kombëtarja shqiptare, ndërsa lokacioni i saktë është mbajtur sekret për mediat dhe publikun.
Lëvizjet e skuadrës bëhen me eskorta të posaçme policore, me rrugë dytësore të mbyllura dhe kontroll të vazhdueshëm në çdo mbikalim. Çdo dalje apo hyrje në hotel kërkon autorizim të posaçëm, ndërsa oficerët serbë patrullojnë 24 orë në perimetrin e sigurisë.

Udhëtimi Dhe Përgatitjet

Skuadra kuqezi u nis nga aeroporti “Nënë Tereza” në orën 11:00 të paradites së së premtes, me fluturim charter drejt Nishit, ku ndodhet vetëm 30 minuta larg Leskovacit – qyteti ku do të luhet ndeshja. Qëllimi i këtij organizimi është evitimi i çdo përplasjeje me tifozët serbë, të cilët janë mbledhur në numër të madh në zonën e stadiumit “Duboçiça”.

Ndeshja E Presionit Të Madh

Përveç çështjeve të sigurisë, fokusi është edhe në aspektin sportiv. Ndeshja e orës 20:45 është vendimtare për vendin e dytë në grup, i cili dërgon në playoff-in e Botërorit 2026. Kombëtarja shqiptare ndodhet përballë një sfide të madhe — për të siguruar historinë në një mjedis të izoluar dhe nën tension maksimal.


Artikulli i mëparshëmBroja Dhe Manaj Nga Minuta E Parë: Sylvinho Mendon Dy Sulmues Ndaj Serbisë
Artikulli i radhësNga Nesër, Kontrolle Shtesë Në Kufi: BE Nis Regjistrimin Me Foto Dhe Shenja Gishtash Për Udhëtarët Jashtë Unionit