
Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) kanë nisur të publikohen rezultatet e para të numërimit të votave për zgjedhjet lokale.
Sipas të dhënave paraprake nga 1.44% e votave të numëruara në Prishtinë, rezulton se Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kryeson me 41.13% të votave.
Pas tij renditet Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 31.47%, çka tregon për një garë të ngushtë mes dy kandidatëve kryesorë dhe mundësinë e madhe që zgjedhjet në kryeqytet të shkojnë në balotazh.
Në vendin e tretë ndodhet Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 22.71% të votave, ndërsa më pas vjen Bekë Berisha i AAK-së me 2.41% dhe Besa Shahini e PSD-së me 1.28%.
Rezultatet e para janë ende të pjesshme, por ato sinjalizojnë një rikthim të fortë të LDK-së në Prishtinë pas më shumë se një dekade, ndërsa LVV mbetet një kundërshtar i fuqishëm që pritet ta çojë garën në raundin e dytë.