Rey Manaj përjetësohet në Mitrovicë pas fitores historike ndaj Serbisë

0

Pas golit historik që i dha Shqipërisë fitoren 1–0 ndaj Serbisë në Leskovc, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Rey Manaj është kthyer në një simbol të krenarisë kombëtare.

Mitrovicë, në shenjë falënderimi dhe respekti, është realizuar një mural monumental dedikuar sulmuesit shqiptar, që me goditjen e tij të jashtëzakonshme vulosi një nga fitoret më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar.

Muralja e krijuar në qytetin verior e paraqet Manajn duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare pas golit të shënuar në stadiumin e Leskovcit – moment që ndezi emocionet e miliona shqiptarëve në mbarë botën.

Pas këtij suksesi, Manaj është përjetësuar si hero kombëtar, ndërsa tifozët kuqezi kanë vërshuar rrjetet sociale me urime, duke e quajtur “djalin që bashkoi kombin në një gol”.


Artikulli i mëparshëmBE vendos regjistrimin digjital në kufi: Vulat në pasaporta hiqen përfundimisht deri në 2026
Artikulli i radhësSpiropali ftohet në Izrael: “Një agim i ri për paqen dhe njerëzimin”