Aksion “Blic” në Vlorë pas aksidentit tragjik: Policia kontrollon makinat luksoze në zonën e Skelës

0

Forcat e rendit kanë zhvilluar një aksion të befasishëm në zonën e Skelës në Vlorë, në vijim të masave për rritjen e sigurisë publike pas aksidentit tragjik ku humbi jetën një 17-vjeçar, i përplasur nga një automjet tip “Porsche”.

Sipas informacioneve, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje dhe dalje të zonës, duke ndaluar për verifikim automjetet luksoze, ato me xhama të zinj si dhe makinat e personave të njohur për precedentë penalë.

Kontrollet janë përqendruar te personat në kërkim, por edhe tek qytetarët që mund të mbajnë armë të ftohta ose armë zjarri pa leje. Policia synon të identifikojë çdo automjet që mund të përbëjë rrezik për rendin publik.

Ky operacion i gjerë policor pritet të shtrihet në zona të tjera të qytetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe forcimin e ndjenjës së sigurisë tek qytetarët e Vlorës, pas reagimeve të forta publike që pasuan vdekjen e të miturit.


Artikulli i mëparshëmLulzim Basha del nga SPAK pas një ore e gjysmë: “Duhet të ruaj sekretin hetimor”
Artikulli i radhës“Të ecësh me 200 km/orë dhe i dehur, është vrasje me dashje” — familjarët e 17-vjeçarit kërkojnë drejtësi për tragjedinë në Vlorë