Përgjimet E Reja: Deputeti I PD Kërkon Ndihmë Tek Balluku Për Tokat Në Vlorë

0

Në dosjen hetimore të SPAK për tunelin e Llogarasë janë përfshirë edhe biseda mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, të përftuara nga telefoni i tij tip Blackberry.
Mes komunikimeve të vitit 2022, del se në zyrat e qeverisë kanë kërkuar zgjidhje edhe deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre Arbi Agalliu, i cili sipas dosjes kishte interesa për tokat e tij në Vlorë.


Pjesë Nga Dosja

Sipas aktit të ekspertimit të celularit të sekuestruar, më 27 janar 2022, Balluku i shkruan Berberit:

“Do të të marr për një takim Arber Agalliu, deputet i PD që ka një dy pyetje për dy toka që ka në Vlorë, një tek bypass dhe një në hyrje të autostradës. Qëndrimi shumë i dashur, shumë i mirë se është djalë qytetar.”

Berberi përgjigjet:

“Patjetër. E kemi patriot.”

Balluku shton:

“Por ne nuk kemi ça bëjmë, të marrim lejen e ndërtimit nga bashkia, atëherë shprehemi.”
Ndërsa Berberi ia kthen:
“Ok. Ne japim mendim pasi ka marrë leje.”

Më pas, më 31 janar 2022, Agalliu i dërgon mesazh vetë Berberit duke i kërkuar një takim:

“Evisi si je? Arbi Agalliu jam! Belinda më dha numrin tënd. Kur të kesh mundësi, doja të flisnim pak.”

Të nesërmen, më 1 shkurt 2022, sipas të dhënave, ata janë takuar, dhe Berberi e ka njoftuar Ballukun:

“Sa përcolla Agalliun.”


Detaje Nga Hetimet

Bisedat janë pjesë e materialeve të sekuestruara nga SPAK gjatë hetimeve për abuzime me tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërsa në komunikime të tjera të publikuara, Balluku përdor tone të ashpra ndaj bashkëpunëtorëve.
Ndërkohë, vetë Agalliu nuk ka reaguar publikisht për përmendjen e tij në dosje.


Artikulli i mëparshëmRama Ndërpret Gazetaren Ambrozia Meta Në Konferencën Me BE-Në
Artikulli i radhësPërgjimet E Reja: Balluku Urdhëronte Berberin Për Tenderin E Tunelit Të Llogarasë