U Gjend I Pajetë Në Peqin, Identifikohet Viktima (EMRI)

0

Është identifikuar personi që u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë pranë linjës hekurudhore që lidh Peqinin me Elbasanin. Viktima është Bujar Mezini, 67 vjeç, banor i zonës.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se 67-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi më herët kishte pësuar një hemorragji cerebrale, e cila mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përjashtuar çdo dyshim të mundshëm mbi shkakun e vdekjes.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet kanë kërkuar që të pritet raporti përfundimtar i ekspertizës mjeko-ligjore për konfirmimin e shkakut zyrtar të vdekjes.


Artikulli i mëparshëmAksident Në Shkodër/ Makina Përplaset Me Motorin, Plagoset 19-Vjeçari
Artikulli i radhësKryeministri Maqedonas Tallet Me Shqipërinë: “Jemi Para Jush Në Rrugën Për BE”