Berisha: Me Këtë Qeveri Nuk Bëhen Zgjedhje, Por Farsë

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme në pesë bashki, duke falënderuar kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen në garë dhe duke e cilësuar procesin si një farsë elektorale.

Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të procesit dhe shkelje të standardeve demokratike, duke theksuar se “kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje, por vetëm farsë”. Ai shtoi se procesi tregoi mungesën e vullnetit dhe aftësisë për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“I falënderoj kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen në zgjedhje. Kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje. Farsa është farsë, manovra është manovër,” – deklaroi Berisha.

Sipas tij, kjo situatë dëshmon se vendi është përballë një pushteti që kërkon të mbajë kontrollin përmes deformimit të procesit zgjedhor dhe eliminimit të garës reale demokratike.

Artikulli i mëparshëmAMP Nis Hetimin Ndaj Dy Policëve Në Hanin E Hotit: Kamioni Boshnjak U Kap Me 131.7 Kg Marihuanë Në Mal Të Zi
Artikulli i radhës“La vita e Bela” për mediat e Tiranës