Rama: “Nuk Po Lutemi Të Hyjmë Në BE, Po Provojmë Se Jemi Gati”

0

Në Pallatin e Brigadave ka nisur punimet samiti “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE”, një tryezë zyrtare e thirrur në Tiranë ku marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos. Samiti, i cili zhvillohet në kuadër të procesit europian të integrimit, nuk organizohet nga qeveria shqiptare, por është pjesë e kalendarit zyrtar të takimeve rajonale të BE-së të mbajtura këtë herë në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama theksoi se rajoni nuk kërkon favore, por po dëshmon me reforma se është i gatshëm për integrimin europian.

Rama vuri në dukje se vendet e Ballkanit Perëndimor po ndërmarrin një nivel reformash të paprecedentë në kuadër të planit të ri të rritjes, i cili sipas tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në financat publike, energji dhe sektorë të tjerë kyç.

Ai theksoi rëndësinë strategjike të Korridorit 8, duke e quajtur atë një “arterie europiane” dhe një korridor sigurie për NATO-n.

Evropa është diçka që po e ndërtojmë së bashku. Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere. Ne nuk po lutemi të hyjmë në BE, po provojmë çdo ditë se jemi gati”, u shpreh Rama.

Sipas tij, rajoni kërkon të rritet krah Evropës dhe jo në kurriz të saj, ndërsa investimet dhe projektet e planit të rritjes synojnë të thellojnë integrimin ekonomik dhe institucional.


Artikulli i mëparshëmMoti i Keq Shemb Urën e Glinës, Izolohen Pesë Fshatra në Dropull
Artikulli i radhësRama Reagon Për Herë të Parë për Pezullimin e Belinda Ballukut: “Vendim Arbitrar, Por Do Ta Respektojmë – Do E Atakojmë Vetëm në Gjykatën Kushtetuese”