(EMRAT) Të Shtëna me Armë në Fier pas Konfliktit mes Dy Personave, Policia “Blindon” Zonën – Dy të Rinj Shpallen në Kërkim

0

Mbrëmja e së premtes është tronditur nga të shtëna me armë zjarri në qytetin e Fierit, pas një konflikti të ashpër mes dy të rinjve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në një lokal të lagjes “8 Shkurti”, ku situata ka degraduar në përdorimin e armëve.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti nisi mes Romeo Çako, 33 vjeç, dhe Mariglen Sinaj, të cilët dyshohet se janë përplasur fillimisht verbalish, përpara se tensioni të shndërrohej në dhunë të armatosur. Në kulmin e konfliktit, Çako ka qëlluar me armë në dyshemenë e lokalit, duke shkaktuar panik te qytetarët e pranishëm.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të plagosur. Megjithatë, të dy të rinjtë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke vënë në lëvizje strukturat e policisë.

Forcat blu kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për kapjen dhe shoqërimin e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar motivet e konfliktit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.


Artikulli i mëparshëmZbulohet Kërkesa e Qeverisë Drejtuar Gjykatës Kushtetuese për Pezullimin e Vendimit ndaj Belinda Ballukut