
Shqipëria po përgatitet për një fazë të re menaxhimi të flukseve migratore. Për vitet 2026–2028, vendi parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse të reja për emigrantët nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza — shtetas që përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si korridor drejt Greqisë.
Qendrat do të shtrihen në tre qarqe kryesore: Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, dhe do të kenë kapacitete nga 100 deri në 410 shtretër secila. Ky plan është pjesë e projektvendimit të ri “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”, i miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Konsultativ të AMVV-së.
Pse Identifikohen Qendra të Reja?
Kapacitetet pritëse aktuale janë të përqendruara kryesisht në Tiranë, Gërhot, Kakavijë dhe Kapshticë. Qeveria synon shpërndarje më të balancuar, shfrytëzim të infrastrukturës publike të braktisur dhe reagim të shpejtë në rast flukse emergjente.
Ku do të ngrihen qendrat?
Qarku Korçë – 10 pika pritjeje
Korça mban peshën më të madhe në plan, me struktura që përfitojnë nga hapësira industriale, depot e vjetra dhe objekte të braktisura publike.
Pikat e identifikuara:
- Bashkia Korçë – Floq (ish-TAP)
- Pogradec – hapësira të dedikuara për kapacitete të mëdha
- Devoll – Bilisht dhe Bitinckë (11,500 m² hapësirë)
- Kolonjë – zona të përshtatshme për akomodim
- Maliq – ish-depot e Rezervave Shtetërore në Lozhan
- Pustec – Zaroshkë, fusha sportive e Pustecit, fusha sportive e Goricës së Vogël
Qarku Gjirokastër – rikthim i strukturave të krizës së ’99-ës
Strukturat e Rezervave Shtetërore që u përdorën gjatë krizës së Kosovës po rikthehen si kapacitete pritëse.
Pika kryesore:
- Memaliaj – pranë stadiumit “Karafil Çaushi”
- Përmet – spitali dhe konviktet (deri 102 shtretër)
- Qendra të tjera mund t’i shtohen listës pas vlerësimeve të detajuara infrastrukturore.
Qarku Vlorë – kapacitetet më të larta pritëse
Vlora do të mbajë një pjesë të madhe të emigrantëve për shkak të infrastrukturës ekzistuese dhe hapësirave publike të mëdha.
Pikat e identifikuara:
- Vlorë:
- Konviktet e “Qytezës së Studentit”
- Shkolla Industriale
- Pallati i Sportit “Flamurtari”
- Shkolla e Marinës
- Njësia Administrative Novoselë
Kapacitet deri në 300 persona secila.
- Selenicë – fshati Peshkopi (250 persona)
- Delvinë – stadiumi i qytetit
- Himarë – stadiumi dhe shkollat publike
- Konispol – tre shkolla + Qendra Komunitare Mursi (deri 410 persona)
Sa do të kushtojë ngritja e kampeve?
Plani parasheh shpenzime për paga, mirëmbajtje dhe investime për të tre vitet:
- Skenari normal: 195.6 milionë lekë
- Skenari i krizës migratore: deri në 708.7 milionë lekë
