E Plotë / “Jo mar mos e gëzoftë”, Zbardhen Debatet E Plota Në Kryesinë E PD-së! Salianji I Kërkon Nokës Largimin, Gjekmarkaj Ofron Dorëheqjen Si Nënkryetar

0

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku u njoftua protesta kombëtare e 22 dhjetorit, është shoqëruar me debate të forta në pjesën e zhvilluar pa praninë e mediave.

Në përballjen e parë që pas foltores që nisi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, lëvizja e tij u kthye në temë kryesore diskutimi mes anëtarëve të Kryesisë, ku u përfshi edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Gjithçka nisi pas largimit të mediave, kur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, akuzoi Salianjin se me lëvizjen që sapo ka nisur po i shërben Edi Ramës.

“Me lëvizjen tënde po i shërben socialistëve”, iu drejtua Noka ish-deputetit demokrat, duke marrë edhe mbështetjen e kryetarit të PD-së.

“Me ata që po bën ti foltore, ata kanë punuar për PS-në në zgjedhje”, mësohet të ketë thënë Berisha.

Në përgjigje, Salianji akuzoi numrin dy të demokratëve se ka shkatërruar strukturat e PD-së dhe duhet të marrë përgjegjësi duke dhënë dorëheqjen.

“Jep dorëheqjen Flamur, e pafalshme gabimi me Avokatin e Popullit dhe shkatërrimi i partisë, dil tako demokratët nëse i takon dot”, mësohet të ketë thënë Salianji.

“Sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrëzuar Ramën, e paskeni me ne”, vijoi më tej ish-deputeti demokrat.

Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se përgjigjja ndaj Salianjit ka qenë që analiza të bëhet brenda strukturave të partisë dhe “të mos dalë anash”.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku nuk kanë munguar tonet e larta, Noka është mbështetur edhe nga dy deputetët Elda Hoti dhe Blendi Himçi, të cilët i kanë kujtuar Salianjit se u ka kërkuar që të mbështesin me firma Endrit Shabanin.

Gjatë pjesës së hapur të mbledhjes së Kryesisë, Berisha foli pa përmendur emra edhe për ata që i quajti “zjarrfikës të protestave të opozitës”.

“Duhet të flasin qytetarët me protestën e tyre. Sa janë ata që duan të flasin me protestën e tyre? 1 mijë? Ne në krye. 2 mijë? Ne në krye. 300? Ne aty. Por rrugë tjetër nuk ka. Të gjitha rrugët e tjera janë rrugë zjarrfikësish. Duhet t’i shohim gjërat siç janë. Ne nuk bëhemi kurrë zjarrfikës”, deklaroi Berisha.


Debati I Plotë Në Kryesinë E PD-së

Pas daljes së mediave, sipas pikës 1 të rendit të ditës, e vetmja pikë në rend dite, fillojnë diskutimet për protestën:

Sali Berisha:
Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të pushtetit, ta çojë 99%.

Jozefina Topalli:
Jo mar mos e gëzoftë.

Sali Berisha:
Ta gëzojë. Ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.

Agron Gjekmarkaj:
Ofroj dorëheqjen për rastin e Avokatit të Popullit.

Bislimi Ahmetaj:
Mendoj që përgjegjësinë e ka Flamur Noka për gjithë këtë çorganizim të organizuar që ka partia dhe mendoj se do e kemi të vështirë të na vijnë njerëz. Me këtë reagim po neglizhojmë demokratët dhe Avokati i Popullit është përgjegjësi e Nokës. Me Salianjin nuk kam pasur simpati se jemi përplasur, por sot me lëvizjet që po bën i jap të drejtë.

Flamur Noka:
Në Durrës nuk kanë qenë demokratë. Arlind Boshku dhe Tan Burgia janë zara të Dyrmishit dhe Ergysit.

Ervin Salianji:
Janë sekretari i degës dhe kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së. Pse sot që nuk mendojnë si ju janë kundër këta?! Po këta emra të PS-së pse nuk i përmendni ju në publik?

Flamur Noka:
Në Elbasan njerëzit thonë që po angazhohet Suel Çela për të mos pasur njerëz në foltore dhe ky është ndikimi yt.

Ervin Salianji:
Ende nuk e kam caktuar takimin, por meqë deri sot kam menduar që s’dua përçarje dhe as dua të flas, po të them që ti duhet të jesh i kujdesshëm sepse ke qenë i akuzuar para 4 vitesh se mblidhje firmat e seksioneve nën kërcënimin e Suelit. Pastaj, se kush e takon ju e dini, dhe ua sjell me fakte nëse vazhdoni me këto idiotësira.

Flamur Noka:
Në Gjirokastër nuk kishe kryesi.

Ervin Salianji:
Lexon gjithë emrat e Kryesisë, mbi 80% e Kryesisë dhe salla plot. Por edhe sikur, pse nuk shkon ti Flamur apo ndonjë tjetër dhe t’i mbushësh sallat? Avokati i Popullit ishte gabim strategjik. PD duhet të shkonte me një kandidat. E kemi dërguar para 4 vitesh Ledio Braho, kandidat të vetëm, dhe e ka rrëzuar Rama. Nuk mund t’u thuash deputetëve “firmosni kë të doni” dhe pastaj të thuash “pse na e hodhi Rama”. Duket si pazar te njerëzit dhe ti Flamur, meqë po i del për zot, duhet të japësh dorëheqjen për shkatërrimin e strukturës, organizimit dhe perceptimin që jeni shitur te Rama.

Blendi Himçi:
Salianjin e kam mik, por te takimi i Elbasanit ka pasur njerëz të PSD-së dhe njerëz që s’kanë punuar për PD dhe Salianji më ka thënë që të firmosja për Endrin.

Ervin Salianji:
As kam qenë në Elbasan këtë periudhë, as kam bërë takim deri tani. Ndërkohë që çfarë të them, të kanë detyruar ta thuash e thua. Por kujtohu se, siç po e shoh, as nuk e paske emrin në listë. Qesharak mund të bëhesh edhe me vetëdijen tënde.

Artikulli i mëparshëmAUSTRALI/ Sulm Terrorist Në Bondi Beach: Video E Plotë E Masakrës Që Zgjati Mbi Dhjetë Minuta