Bardhi: Kushtetuesja Votoi Në Favor Të SPAK, Por Një Gjyqtar Kërkoi Të Rivotojë

0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, , ka hedhur akuza të rënda për presion mbi , lidhur me vendimin për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

I ftuar në emisionin “Studio 24”, Bardhi deklaroi se në votimin e parë të Gjykatës Kushtetuese për vendimin e , që kishte pranuar kërkesën e për pezullimin e Ballukut, rezultati kishte qenë 4 vota pro dhe 4 kundër. Sipas tij, ky barazim votash do të thoshte që vendimi i SPAK-ut mbetej në fuqi dhe Balluku duhej të vijonte e pezulluar nga detyra.

Por, sipas Bardhit, situata ka marrë një kthesë të pazakontë. Ai tha se një nga anëtarët e trupës gjykuese ka kërkuar rivotim, duke argumentuar se kishte “rivlerësuar” qëndrimin e saj dhe dëshironte të votonte ndryshe.

“Gjykata Kushtetuese ka votuar njëherë dhe rezultati ka qenë 4 me 4, që do të thotë se vendimi i SPAK-ut qëndronte në fuqi dhe Balluku vijonte e pezulluar. Më pas, një nga gjyqtarët ka kërkuar që çështja të hidhej sërish në votim, sepse kishte ndryshuar mendim dhe donte të votonte ndryshe. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, ky veprim përbën një shenjë të qartë dhe serioze presioni mbi Gjykatën Kushtetuese. “Unë e marr këtë si një sinjal shumë të fortë se ndaj Gjykatës Kushtetuese po ushtrohet presion. Një gjyqtar nuk e ndryshon votën pasi ka votuar, kjo është e paprecedentë”, theksoi ai.

Bardhi shtoi se ka vlerësuar publikisht punën e SPAK-ut dhe guximin e prokurorëve në çështjen e Ballukut, duke nënvizuar se zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese e forcojnë bindjen e opozitës se drejtësia po përballet me ndërhyrje politike.

Deklaratat e Bardhit vijnë në një moment tensioni të lartë institucional, ku vendimet e drejtësisë, roli i Gjykatës Kushtetuese dhe raporti i saj me pushtetin politik janë kthyer në qendër të debatit publik dhe përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës.

Artikulli i mëparshëm“Jemi SPAK, Do Të Të Vrasim Familjen” – Rrëfimi I Plotë I Gerond Meçes Për Pengmarrjen
Artikulli i radhësE Rëndë Në Vlorë: Dhunohen Drejtori Dhe Inspektori I IKMT, Lëndohen Edhe Policët – Një Efektiv Qëllon Me Armë Në Ajër